Komisionerja e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisionieri përgjegjës për Zgjerimin, Johannes Hahn, theksuan në një komunikatë për shtyp se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në qetësi dhe se do të bashkëpunojnë me qeverinë në procesin e anëtarësimit në BE.
“Zgjedhje parlamentare të Shqipërisë më 25 qershor u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt.
Qytetarët përfituan nga ofertat e gjera politike në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në komunikatën e publikuar në websajtin e BE-së.
“Sapo procesi elektoral të përmbyllet, ne do të angazhohemi me qeverinë e re për të mbështetur procesin e reformave dhe për të vazhduar para me procesin e integrimit në BE.
Në këtë drejtim shumë e rëndësishme do të jetë vazhdimësia në Reformën në Drejtësi dhe lufta kundër trafikimit dhe kultivimit të dogës.”



