Një tërmet me magnitudë 5.1 ka goditur bregun jugor të ishullit të Kretës pranë qytetit Moires, ka njoftuar Instituti i Gjeodinamikës me qendër në Athinë.
Tërmeti ndodhi të enjtennë orën 21:59 me orën lokale në një thellësi prej 8,9 kilometrash, njoftoi Instituti.
Një ditë më parë, në të njëjtën zonë kishte ndodhur një lëkundje me magnitudë 4.2 ballë.
Kryetari i bashkisë së Faistos, Grigoris Nikolidakis, tha për faqen e internetit Cretalive se "vendasit kanë dalë në rrugë, por, për momentin, nuk është regjistruar asnjë dëm".
Tërmetet me magnitudë të ngjashme nuk janë aspak të rralla në Greqi, e cila shtrihet në një rajon ku pllaka afrikane shtyn pllakën euroaziatike në Veri.



