Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re natyrale për të pasur dhëmbë të shëndetshëm. Studiuesit e King’s College në Londër zbuluan se një ilaç që përdoret për të trajtuar të sëmurët me Alzajmer stimulon dhëmbin për të krijuar dentinë të re, çka bën natyrshëm mbushjen e gropave të krijuara nga kaviteti.
Dhëmbët e kanë një aftësi të tillë, por vetëm për zona shumë të vogla. Kur zona e prishur bëhet e madhe, duhet ndërhyrja e dentistit, i cili bën mbushjen me material artificial.
Profesor Paul Sharpe, drejtues i këtij studimi, i thas revistës shkencore “Scientific Reports” se ky është një zbulim që do të ndryshojë shumë punën e dentistëve.
“Tideglusib” është emri i ilaçt që deri tani është përdorur vetëm për të trajtuar rastet me Alzajmer.



