Me shpejtësi 417 km/h në Gjermani, milioneri çek rrezikon dy vite burg

Me shpejtësi 417 km/h në Gjermani, milioneri çek rrezikon dy vite burg

Gjermania është e njohur për mungesën e kufizimeve të shpejtësisë në autostradat e saj, por një milioner çek që ka ecur me shpejtësi 417 km/h (260 mph) mund të ketë testuar kufirin e asaj që është e tolerueshme.

Radim Passer tani po hetohet për drejtimin e mjetit me shpejtësi përgjatë një autostrade në shtetin Saksoni-Anhalt. Zyra e prokurorit në Stendal tha se kishte nisur një hetim për incidentin e paligjshëm.

Shoferi mund të përballet me një dënim me burg deri në dy vjet ose gjobë, thonë raportet.

Pronari i disa makinave sportive nga Republika Çeke postoi video duke ngarë një Bugatti Chiron në A2 midis Berlinit dhe Hanoverit.

Në video, shpejtësia e makinës duket se arrinte deri në 417 km/h.

Ministri i Transportit Volker Wissing ka dënuar qëndrimin e shoferit, duke vënë në dukje se ndërsa nuk ka kufizim shpejtësie në Gjermani, makina duhet të jetë gjithmonë "nën kontroll".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy