Twitter kufizon gjuhën keqdashëse

Twitter kufizon gjuhën keqdashëse

Twitter po teston një veçori të re për të zvogëluar përdorimin e përdoruesve të gjuhës "keqdashëse". Ky është një "eksperiment i kufizuar" në iPhone dhe iPad, shpjegon kompania, e cila synon t'i shtyjë njerëzit të tërhiqen kur janë gati të postojnë një ofendim.

Nëse përdoruesi është duke shkruar një tekst me fjalë fyese, ai do të shohë një "sugjerim që jep mundësinë për të shqyrtuar përgjigjen përpara se të publikohet, nëse përdor gjuhën që mund të jetë e dëmshme", thuhet në një tweet të kompanisë. Masa e Twitter nuk është e re në rrjetet sociale.

Në korrikun e kaluar Instagram filloi të paralajmërojë përdoruesit për të postuar komente "potencialisht fyese".

Sidoqoftë, përdoruesi mund të vendosë të injorojë sugjerimin dhe të publikojë mesazhin pa e ndryshuar atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy