
Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në qarkun e Elbasanit.
Epiqendra e tyre ka qenë Belshi, ku janë regjistrua një lëkundje me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter, rreth orës 21:21. Nga lëkundja nuk ka dëme.
Ajo është pasuar nga tërmete të tjera të vogla nga 1.6 ballë deri në 2 ballë.
Ditët e fundit lëkundjet e tokës kanë qenë të shpeshta.
Sizmiologët thonë se ato janë pasoja të dy tërmeteve të mëdha që goditën Shqipërinë vitin e kaluar, në 21 shtator dhe 26 nëntor.



