
Propozimi francez, që nxiti një valë protestash në Maqedoninë e Veriut, pritet të shkojë në seancë plenare.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha është koordinuar me koordinatorët e grupeve parlamentare, megjithatë s’ka ende një datë se kur do të votohet propozimi i ri.
Sot është caktuar seancë plenare me një pikë të rendit të ditës dhe Ribalancimin e Buxhetit.
Sa i takon propozimit francez, Xhaferri tha se s’ka asnjë dispozitë procedurale që i mundëson Presidentit ta kthejë propozimin francez në qeveri.



