Dy persona kanë tentuar që të grabisin një argjendari në qendër të qytetit të Shkodrës.
Burime nga policia thanë se dy persona të pamaskuar kanë hyrë në një berberhane dhe kanë tentuar që të shpojnë murin e argjendarisë që ishte ngjitur.
Por duket se tentativa e tyre nuk ka rezultuar e suksesshme duke bërë që ata të tërhiqen nga plani.
Ngjarja është zbuluar mëngjesin e sotëm kur është hapur dyqani. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve.



