Protesta për mbylljen e klubeve të natës, reagon Rama: Me urdhër kurrë nuk jeni hapur

Protesta për mbylljen e klubeve të natës, reagon Rama: Me urdhër kurrë nuk jeni hapur

Ministria e Shëndetësisë vendosi sot mbylljen e klubeve të natës pasi sipas saj janë kthyer në shqetësimin për përhapjen e koronavirusit. Që prej këtij lajmi ka patur reagime të shumta, me të prekurit nga kjo masë, të cilët kanë kërkuar rishikimin e vendimit, pasi prek direkt të ardhurat e tyre në një kohë kur situata ekonomike është larg të parit me optimizëm.

Për këtë arsye, artistë, pronarë biznesesh apo të punësuar në këtë sektor, kanë zhvilluar në orët e pasdites një protestë para kryeministrisë, edhe pse grumbullimet janë të ndaluara. Për këtë raportohet të ketë patur edhe shoqërime në polici.

Ndërkohë pak pas këtyre ngjarjeve një qëndrim për mbylljen e lokaleve të natës ka mbajtur kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një shënimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale Rama thotë se me urdhër lokalet e natës kurrë nuk janë hapur.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”-shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy