Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi hodhi poshtë idenë se zgjidhja me dy shtete mund të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon.
“Irani do të mbështesë çdo vendim të marrë nga populli palestinez, i cili do të jetë në gjendje të formësojë të ardhmen e tij përmes një referendumi në Palestinë. Në këtë mënyrë, myslimanët dhe të krishterët do të jetojnë krah për krah me hebrenjtë”, nënvizoi Araghchi , cituar nga Irna .
Araghchi, i cili ishte për vizitë në Turqi, u takua mbrëmë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Të dyja palët bënë thirrje për veprime urgjente kolektive për të ndalur masakrën në Gaza dhe Liban.



