87 mijë të larguar nga puna që nga qershori (VIDEO)

87 mijë të larguar nga puna që nga qershori (VIDEO)

Shifrat e Drejtorisë së Tatimeve të cilat flasin për  mijëra biznese të falimentuara gjatë pandemisë nuk janë zyrtarizuar ende nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Pas një takimi me homologun e Kosovës për mundësit e punësimit dy palësh dhe njohjen e sigurimeve shoqërore, ministrja Anila Denaj pranoi faktin se ka një numër të lartë biznesesh që kanë ulur qepenin, ndërsa preferoi të japë shifra zyrtare vetëm për numrin e të papunëve gjatë pandemisë.

“Nuk mund të flasë për biznese të falimentuara nëqoftëse nuk i bëj referencë regjjistrit të QKB-së. Nuk mund të konfirmoj këtë shifër edhe pse jam e ndërgjegjshme që vështirësitë që ka biznesi i vogël dhe biznesi në Shqipëri është prezent dhe nuk mund ta injorojmë një fakt të tillë. Statistika e muajt maj-qershor, për të larguarit, arriti deri në 87 mijë,”- u shpreh ajo.

Për të ndihmuar biznesin në rimëkëmbjen e tij ekonomik, ministrja Denaj tha se garancia e dytë sovrane do të jetë ura e shpëtimit nga falimenti.

“Garancia e dytë sovrane është një format që do të mbështesë biznesin që ka nevojë për likuiditet për ta akomoduar këtë transformim të mundshëm. A është e mundur që kjo të ndodhë për 6 muaj?! Jo. Sepse asnjë biznes nuk ka mundësi të akomodojë  të gjithë planet e biznesit për 6 muaj. Megjithëse unë them se garancia e dytë sovrane është duke ecur shumë mirë. Afatet pavarësisht nga shtyerja janë afate të cilat do të realizohen të paktën në masën 50% për brenda këtij viti dhe nuk ka asnjë arsye përse mos ta shtyjmë për vitin tjetër,”-deklaroi Denaj.

Ndërkohë në Kosovë, ministri Skënder Reçica tha së qeveria do të mbështesë në mënyrë të drejtërdrejt cdo sektor që gjeneron të ardhura.

Njohja e sigurimeve shoqërore ishte fokusi kryesor i marrëveshjes, ku sipas ministres Denaj kërkohet deri në fund të muajit të ketë rezultate konkrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy