Palestër gjatë shtatzënisë, instruktorja: Ndryshimin e trupit e kam përjetuar keq, bashkëshorti më ka suportuar shumë

Palestër gjatë shtatzënisë, instruktorja: Ndryshimin e trupit e kam përjetuar keq, bashkëshorti më ka suportuar shumë

Sona Rryta, instruktore palestre e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer se si ajo ka refuzuar rregullat strikte gjatë muajve të shtatzënisë duke u ushtruar në palestër.

Ajo tha se ka bërë ushtrime deri në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe menjëherë pas lindjes me bebin në krah.

Sona tregon se është ndjerë dhe e gjykuar nga komentet, por gjithmonë ka vazhduar me jetën e saj, ndërsa shprehet se është marrë me palestër që në moshën 15-vjecare.

U them njerëzve që duket sikur futem në gjynah se bëja ushtrime deri në muajin e 6 dhe thosha mos po e vras. Nuk është se nuk kisha frikë, por mendoja dhe ato benefitet që sa mirë i bëjnë. Pyeta mjekun dhe ai thoshte varet se sa lehtë do bësh ushtrime. Duhet kujdes por ndonjëherë më merrte stërvitja para.

Atë ditë që do lindja më thonë se ke dy orë kohë që do të shtohen dhimbjet e lindjes dhe mund të shkosh në shtëpi të qetësohet ose të rrish këtu, unë ika në shtëpi dhe nxora xhiro qenin. Deri në muajin e 8 kam bërë stërvitje, pastaj vetëm ecje, si dhe ngjitje shkallësh sepse të ndihmojnë për një lindje më të lehtë.

Më tej ajo thekson se aktiviteti fizik më ka mbajtur aktive, i ka bërë shumë të mira, ndërsa për pjesën e lindjes natyrale, nuk arrita dot sepse bebi ishte i madh dhe i gjatë dhe ka lindur me operacion. Ajo shprehet se kilet e tepërta që ka marrë gjatë shtatzënisë i ka përjetuar keq në fillim, por që më pas u përshtata dhe ju dedikua fëmijës.

Kjo ka rëndësi që ne të jemi mirë sepse trupi kthehet në formë. 8 javë bëra pushim sepse është e këshillueshme, ndërsa nga java e tretë e nisa nga pak. Në Shqipëri të paragjykojnë shumë, komentet janë ironike sikur ata e duan më shumë se unë fëmijën tim, ndërsa jashtë shtetit të gjithë i marrin me vete. Madje me shaka para ca ditësh ishin nënat që bënin stërvitje, dhe mendova pse mos ta bëjmë një gjë të tillë dhe ne në të ardhmen.

Bebin e kam gjithmonë me vete. Mora gati 30 kile plus, e kam përjetuar shumë se nuk isha mësuar, por nuk mërzitem se trupi do rregullohet. Që 15 vjeç jam marrë me palestër. E përgatisja veten që do ndryshojë jeta ime, s’do kesh kohë gjithë kohës për veten, mos të më kapte depresioni, përgatisja veten që jeta do më ndryshonte dhe nuk e lejova veten. Bashkëshortin e kam suport. Shpresoj të jap mesazhe të mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy