PS zyrtarizon kërkesën për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 14 majit

PS zyrtarizon kërkesën për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 14 majit

Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar sot zyrtarisht në KQZ shkresën ku kërkon të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kërkesa zyrtare është firmosur nga Sekretari Socialist për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.

Dy ditë më parë, Partia e Lirisë, e udhëhequr nga ish-presidenti Ilir Meta, është regjistruar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sa i përket votimeve që do të mbahen më 14 maj 2023, për pushtetin vendor.

Me vendimin e 3 marsit të Gjykatës së Apelit, kandidatët e Partisë Demokratike do të dalin nga grupimi i Enkelejd Alibeajt.

Afati i fundit për partitë politike që të regjistrohen në KQZ për këto zgjedhje është 6 marsi.

Nga ana tjetër Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy