
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot paradite raportim me propozim për Kuvendin e Shqipërisë, për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Presidentin e Republikës.
Pas miratimit me 13 vota pro dhe vetëm 1 kundër, ky komision do të hetojë shkeljen e kushtetutës nga ana e kreu të shtetit me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Raporti u prezantua sot në Komisionin e Ligjeve nga relatori i çështjes, Adnor Shameti, i cili shtoi se presidenti Meta e ka injoruar mundësinë për të dhënë argumentet e tij në komision.
“Përgjigja e institucionit të Presidentit tregoi qartazi se nuk kishte interes të dëgjohej në komision. Përgjigja kishte një gjuhë fyese dhe ironike”, tha Shameti.
“Deputët mendojnë se presidenti ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, parimin e ligjshmërisë, ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur e për t’i zgjedhur, ka marrë kompetencat e Parlamentit”, tha ai.



