Nunaj: Paga duhet përcaktuar në bazë të produktit që ofron punonjësi

Nunaj: Paga duhet përcaktuar në bazë të produktit që ofron punonjësi

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, thotë se në Shqipëri, burimet njerëzore ende nuk po vlerësohen si aseti më i vlefshëm i një organizate. Lidhur me hierarkinë e pagave, ajo tha se ajo duhet përcaktuar në bazë të produktit që ofron secili punonjës. Nunaj e vuri theksin te rëndësia e kualifikimit të punonjësve. "Duhet të ketë hierarki page. Kur flasim për administratë publike, qeveria e ka të drejtën e hierarkisë së pagave. Kualifikimet duhen nxitur. Nuk duhet të jemi të ngurtë për të kualifikuar burimin njerëzor. Paga duhet të jepet në bazë të produktit që ofron individi. Në sektorin publik, kur flasim për të ndryshon nga privati. Ka një hierarki vertikale. Kur je drejtues, automatikisht ti ke realizuar disa kërkesa dhe ke kualifikime më shumë se vartësi. Nëse e ndryshojmë këtë strukturë vertikale, atëherë duhet t’i referohemi pagës kundrejt produktit. Por në rastin e administratës është e vështirë ta bëjmë. Vitet e fundit, në të gjitha teoritë e menaxhimit flitet për menaxhim strategjik të burimeve njerëzore", tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy