
Ish-drejtuesi i Policisë në Durrës Arben Hajdarmataj u shpreh skeptik mbi nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor, ku së fundmi është hedhur për konsultim drafti me 47 nene.
Hajdarmataj tha se qeveria po u shërben klaneve mafioze, sepse sipas tij ky draft bëhet nga presioni që ushtron krimi.
Është një lojë që politika bën për kalkulimet e saj të ngushta. Kam qenë gjithmonë skeptik…Kjo sasi që pretendohet të prodhohet s’mund të konsumohet brenda në Shqipëri, imagjino të dale jashtë. Në aspekt të kriminalitetit e shoh shumë problematike këtë situate. Prokuroria i anti-Mafias thotë që në Shqipëri ka klane mafioze. Qeveria po u shërben klaneve mafioze, sepse ky draft bëhet nga presioni që ushtron krimi mbi qeverinë dhe Parlamentin. Ke leverdi ekonomi?! Gjithë ekspertët thonë që s’ka leverdi ekonomike. S’duhet t’u trembemi fakteve. Sot sa drogë po hyn në Shqipëri? Sa kokainë? Ti je bërë vend i përshtatshëm për laboratorë, përpunim. Je certifikuar si vend që nxjerr sasi kanabisi. Aq më tepër kemi raportin e OKB, ku je vend i 7 në botë për prodhim kanabisi. Klanet mafioze bëjnë presion përmes grupeve në Parlament që të ndërtohet një ligj i tillë”.
Hajdarmataj ngriti dyshime mbi strukturën që do monitorojë licencat që do japë qeveria, duke u shprehur se sot edhe drejtori i policisë emërohet nga klanet kriminale.
Kush do jetë ajo Polici apo SHISH që do hyjë në ato 5 apo 10 licenca që do japë qeveria. Sot të emërohet drejtori i policisë nga klanet kriminale. Imagjino kush është ajo Polici që do kontrollojë për këto 5 licenca. Nëse marrim pastrimin e parave, sot Krimi Ekonomik nuk guxon të hapë një çështje për pastrim parash. Legalizimi i kanabisit nuk është për qëllimin që thuhet. Qëllimi tjetër është të fshihet dhe të ketë mundësi ligjore që të bëhet trafiku pak më i qetë. Po bëjmë një gjë shumë gabim, se edhe shoqëria vet është kriminalizuar. Sa herë që dëgjojmë që goditet një grup hashashi, të gjithë thonë: sa gjynah se do kishin bërë para! I shtojmë shoqërisë një ngarkesë psikologjike mbi këtë aktivitet kriminal. Kur brenda policisë s’na funksionojnë sektorët, jo më të nxjerrim një strukturë tjetër”.
Hajdarmataj tha se kanabizimi i Shqipërisë në kohën kur ministër ishte Tahiri është bërë me vullnet politik të Ramës.
Vendimi për Lazaratin ka qenë një vendim politik, vet z.Berisha është shprehur. Lazarati nuk ka arritur të nxjerrë me makinë kanabis, maksimumi ka dalë me mushka. Vërtet është prodhuar, por s’ka pasur lirshmëri. Çfarë ndodhi pastaj? Ndodhi për mendimin tim fenomeni më i keq i mundshëm, periudha kur Tahiri kanabizoi Shqipërinë. Ky prapë ka qenë vullnet politik, s’është bërë pa dijeninë e Ramës. Policia u inkriminua në çdo qelizë të saj. Nga punonjësi i policisë te drejtuesi i qarkut.



