Detaje të reja, kreu i gjobvënësve në Shkodrë duhej të ishte në burg deri në 2021, por.....

Detaje të reja, kreu i gjobvënësve në Shkodrë duhej të ishte në burg deri në 2021, por.....

Detaje të reja kanë dalë kanë dalë për kreun e gjobvënësve Muhamet Lici, i cili u arrestua tre ditë më parë në Shkodër, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që gjobisnin tregtarët.

Në fakt, tmerri i tregtarëve në Shkodër duhej të ishte në burg, pasi në vitin 2014 Policia e Tiranës e kishte arrestuar atë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në atë kohë prokuroria e vlerësoi të ligjshëm prangosjen e Licit duke kërkuar 7 vite burg, çka do të thotë se nëse ky vendim do të ishte dhënë nga gjykata, Lici duhej ishte në burg deri në vitin 2021. Por gjykata e ka zbutur mjaft dënimin, aq sa në momentin e arrestimit më të fundit, në 2017, Muhameti ishte i lirë. Ai u dënua vetëm me 4 vite e 8 muaj burg, dënim i cili u konvertua me 2 vite shërbim prove. Në këtë periudhë Lici nuk duhej të kryente më vepra penale, nuk duhet të shoqërohej me persona të dënuar

Tre gjyqtarët Artan Gjermeni, Sokol Tona dhe Arben Micko kanë firmosur që më 29 dhjetor 2014 ta lënë atë të lirë me detyrimin që prej dy vitesh të mbaj kontakte me shërbimin e provës shkruan "shqiptarja". Ajo çka hedh hije dyshimi mbi këtë vendim është argument gjykatës e cila shprehet se është dakord me burgimin e kërkuar nga prokuroria por duhet të marrë parasysh dhe rehabilitimin dhe edukimin e të ndaluarit. E në fakt ajo çfarë rezultoi nga ky vendim që i dha lirinë Muhamet Licit është fakti se ai sot akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që u zbulua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Shkodrës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy