Hakmarrja e një burri për vdekjen e gruas së tij është lajmi kryesor I kronikës sot në mediat italiane. Fabio Di Lello, një futbollist i një skuadre lokale, ka humbur të shoqen 7 muaj më parë në një aksident rrugor. Autori i aksidentit që i mori jetën Roberta Smargiassit është një 21-vjeçar i quajtur Italo D’Elisa, i cili ngiste një makinë që ka përplasur motorin ku ndodhej vajza.
Në kushtet e depresionit pas humbjes së të shoqes, burri ka vrarë me armë zjarri djalin që shkaktoi aksidentin dhe e ka lënë armën mbi varrin e të shoqes. Më pas është dorëzuar në polici.
Njerëzit që e njihnin e përshkruajnë si një burrë shumë të dashuruar me të shoqen, pranë varrit të së cilës shkonte çdo ditë.
“Pyes veten ku është drejtësia? Por përgjigjaj është se mbase nuk ekziston. Nuk duhet të harrojmë, duhet të luftojmë sepse nuk do të ketë më një tjetër Roberta”, shkruante ai në rrjetet sociale disa javë më parë.
Autori i aksidentit ishte shpallur i pafajshëm, edhe pse të gjitha analizat kishin treguar se ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo ndonjë substance tjetër.



