Media amerikane: Irani rrëzoi gabimisht avionin e Ukrainës

Media amerikane: Irani rrëzoi gabimisht avionin e Ukrainës

Irani ka goditur gabimisht një aeroplan ukrainas që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit me 176 persona në bord, raportojnë media amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se “Boeing 737-800” i “Ukrainian Airlines International” u godit nga një raketë, gjë të cilën Irani e ka përjashtuar

Rrëzimi erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

Media amerikane “CBS News” citoi burimet e inteligjencës amerikane duke thënë se një satelit zbuloi "goditje" infra të kuqe të lëshimeve të dy raketave, të ndjekura nga një tjetër goditje e shpërthim.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se "kishte dyshimet e mia" për aeroplanin. "Dikush mund të ketë bërë një gabim", tha ai.

Mes tensioneve të rritura nga vrasja në SHBA e gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani më 3 janar, Irani ka thënë se nuk do t'i dorëzojë regjistrimet e fluturimit të kutisë së zezë të rikuperuar tek prodhuesi i aeroplanit “Boeing” ose tek SHBA-ja.

Sipas rregullave globale të aviacionit Irani ka të drejtë të drejtojë hetimin, por prodhuesit zakonisht përfshihen. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy