Dënimi i ish-ministrit/ Llabani: SPAK mund të nisë hetim pasuror ndaj Tahirit (VIDEO)

Dënimi i ish-ministrit/ Llabani: SPAK mund të nisë hetim pasuror ndaj Tahirit (VIDEO)

Dënimi i ish-ministrit Saimir Tahiri, duket se nuk do të ndalet këtu.

Duke analizuar dosjen dhe aktivitetet e deritanishme të ish-ministrit dhe vendimin e gjykatës, gazetarja Anduena Llabani, tha sot në studion e “MCN live”, se veprimet e radhës të SPAK, kanë të bëjnë më një nisje hetimi ndaj pasurisë së ish-ministrit Tahiri.

“Nuk është një produkt i drejtësisë, “çështja Tahiri”, sepse çdo gjë ka ardhur e gatshme nga Italia, çdo provë, çdo informacion.

Por dënimi i tij ka edhe anën e keq, është se do të shohim një ish-ministër të dënuar për përfitime dhe do të shohim se cili është roli i SPAK. Kam informacioni, nga burime, që do të niset shpejt një hetim pasuror ndaj ish-ministrit, pasi në vendim thuhet se ka përfituar nga banda Habilaj.  Dosja Tahiri ka për të pasur çudira, pas vuajtjes së dënimit mund të kërkojë azil ose status të penduarit, por për momentin nuk është në kushtet e favorshme të procesit, mund ta kishte bërë më parë.

Pra është  një vendim, sa i papritur, aq i paramenduar, dhe shpejt do të presim një hetim pasuror nga prokurorët e SPAK.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy