Këshilli i Ministrave ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit për projektin e Muzeut Arkeologjik Nëntokësor dhe rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

Këshilli i Ministrave ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit për projektin e Muzeut Arkeologjik Nëntokësor dhe rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

Këshilli i Ministrave ka vendosur të ngarkojë Fondin Shqiptar tw Zhvillimit si autoritet kontraktor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik dhe zbatimin e projektit: “Ndërtimi i Muzeut Arkeologjik Nëntokësor, Parkimi Nëntokësor dhe Rehabilitimi i Sheshit ‘Nënë Tereza’”.

 

Sipas vendimit Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të kryejë të gjitha procedurat e prokurimit, lidhjen e kontratave për projektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit, si dhe ndjekjen e realizimit të tij. 

 

Do të paraqesë kërkesat për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme për këtë qëllim. 

 

Mund të lidhen marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë për zhvillimin e projektit. 

 

Efektet financiare përballohen nga buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy