Gruaja shqiptare u dogj e gjallë në Gjermani, zbulohet e vërteta tronditëse

Gruaja shqiptare u dogj e gjallë në Gjermani, zbulohet e vërteta tronditëse

Gruaja 28 vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e azilit në Bad Driburg, besohet t`i ketë vënë vet zjarrin objektit.

Kështu shkruajnë sot mediat gjermane duke iu referuar informacioneve nga udhëheqësit e hetimeve, njofton wdr.de. Sipas tyre, një defekt teknik si shkaktar i zjarrit mund të përjashtohet ashtu si dhe ndonjë veprimi qëllimshëm i personit të tretë.

Shqiptarja 28 vjeçare duket se ka vënë zjarrin me qëllimin për të mbytur veten, transmeton albinfo.ch. Në këtë pistë çojnë, sipas hetuesve, jo vetëm shenjat e zjarrit në vendin e fatkeqësisë por edhe një mesazh që i është gjetur gruas në telefonin e saj celular.

Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e azilit në Gjermani. Në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16 e 30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës. 

Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikap ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy