"Messi i Afganistanit" largohet nga shtëpia pas kërcënimeve të talebanëve

"Messi i Afganistanit" largohet nga shtëpia pas kërcënimeve të talebanëve

Një vogëlush nga Afganistani, i cili u bë i famshëm në internet për adhurimin ndaj Lionel Messit, është detyruar të largohet për herë të dytë nga shtëpia e tij.

Murtaza Ahmadi 7 vjeç, u bë viral në vitin 2016 pasi u fotografua me një fanellë të futbollistit Messi të bërë nga një qese plastike por më vonë ai u takua me futbollistin argjentinas në Katar.

Familja e vogëlushit tregon se ata kanë braktisur shtëpinë e tyre në Afganistan pasi kanë marrë kërcënime nga talebanët. 

Ata jetonin në krahinën juglindore të Ghazni të cilët militantët po sulmoni dhe u arratisën në kryeqytetin Kabul.

Edhe më përpara, në vitin 2016 kërkonin strehim në Pakistan, shkruan BBC.

Murtaza Ahmadi ishte 5 vjeç kur u fotografua me një bluzë të bërë me qese plastike, me emrin e Lionel Messit në të. Pasi u zbulua se kush ishte, Messi i dërgoi vogëlushit një pako nëpërmjet UNICEF-it për bamirësi të fëmijëve, për të cilën punon si ambasador.

Murtaza më vonë u ftua të takohej me Messin, kur ylli i Barcelonës luajti një miqësor në Doha në fund të vitit 2016. Tifozi i ri shkoi në fushë me idhullin e tij.

Megjithatë, familja e tij thotë se kanë frikë se famë e ka bërë atë një objektiv Taliban.

"Ju jeni bërë të pasur, paguani paratë që keni marrë nga Messi ose ne do të marrim djalin tuaj", tha nëna e tij Shafiqa për AFP.

Ajo tha se nuk morrën ndonjë gjë prej tyre duke përfshirë këmishën e çmuar kur pastaj u larguan nga shtëpia e tyre në mes të natës pasi dëgjuan të shtëna armësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy