
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka liruar nga qelia ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke caktuar ndaj tij një masë më të butë sigurie, atë të “arrestit në shtëpi”. Në vendimin e saj GJKKO argumenton se konstaton humbjen e fuqisë së masës arrest me burg, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.



