Policia e Shtetit "Blici rrugor”, kontrolle për dy orë në të gjitha akset kryesore të vendit

Policia e Shtetit "Blici rrugor”, kontrolle për dy orë në të gjitha akset kryesore të vendit

Policia e Shtetit ka zhvilluar përsëri mesditën e sotme një operacionin të koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni ka nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 14:00.

Sipas informacioneve të policisë, blutë e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat. Në një njoftim për mediat sot janë angazhuar rreth 780 punonjës Policie në total. Janë ngritur dhe po funksionojnë 165 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Policia ka vendosur 420 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. Si dhe 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj. Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy