Mbyllet pjesa e parë, Partizani dominon Vllazninë me 10 lojtarë

Mbyllet pjesa e parë, Partizani dominon Vllazninë me 10 lojtarë

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për javën e tretë.

45 minutat e para, nuk kanë prodhuar gola, por vlen të përmendet se të kuqtë luajnë me 10 lojtarë nga minuta e 14-të, pasi Maguette u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, Partizani dominoi, duke krijuar raste të pastra shënimi.

Fillimisht ishte Rrapaj, i cili pa që gjuajtja e tij nga goditja e dënimit në minutën e 22-të, të ndalej nga tranversa.

Në minutën e 34-t, Bitsouka kishte mundësi të artë shënimi, por me portën e boshatisur gjuajti jashtë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy