Riparonin defektin, dy punonjës të Ujësjellësit në Pogradec i zë korrenti

Riparonin defektin, dy punonjës të Ujësjellësit në Pogradec i zë korrenti

Dy punonjës të Ujësjellësit të Pogradecit kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa kryenin punime në fshatin Tushemisht.

Shtetasit I.K rreth 58 vjeç banues në Pogradec dhe D.K rreth 38 vjeç, banues në fshatin Memelisht,  kanë qenë duke punuar tek pompa e ujit dhe dyshohet se aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Për pasojë punonjësit e UKT-së kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit këta të fundit u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy