Manastirliu: Edhe shtatori do të jetë muaj i hapur për vaksinim

Manastirliu: Edhe shtatori do të jetë muaj i hapur për vaksinim

Vendi ynë prej ditësh ka pasur një rritje të rasteve të infektuar me Covid, si pasojë e variantit Delta i cili tashmë është bërë dominues në të gjithë Evropën.

Nisur nga këto shifra të lart infektimi, Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka marrë vendimin që jo vetëm Gushti ashtu siç ishte parashikuar, por edhe shtatori të jetë muaji i hapur për vaksinimin masiv të popullsisë.

Muaji Shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës së përditshme. Apeli i Ministres Ogerta Manastirliu dhe plani për përballimin e valës së koronavirusit gjatë vjeshtë-dimrit.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, në Shqipëri u regjistruan 397 raste të reja me Covid-19. Shifra është reduktuar në krahasim me një ditë më parë, kur u numëruan mbi 500 raste.

Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur viktima, ndërsa Tirana vijon të mbajë vendin e parë për infeksionet e reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy