Tahiri në burg/ Hoxha: Të krijohet ideja e një pakti, mund të dalë për 45 ditë si “djalë i mirë” (VIDEO)

Tahiri në burg/ Hoxha: Të krijohet ideja e një pakti, mund të dalë për 45 ditë si “djalë i mirë” (VIDEO)

Gazetari Poli Hoxha e konsideroi një truk vendimin e drejtësisë për dënimin me 3 vjet e katër muaj burg të Samir Tahirit. Duke folur në MCN TV Live Hoxha u shpreh se pas 45-ditëshit të ankimimit ish-ministri i Brendshëm mund ta lërë qelinë si “djalë i mirë”.

E gjitha kjo është një mirazh për t’i dhënë kredibilitetin që po i humbet drejtësisë së re. Kushdo e kupton që është thjesht mirazh. E para Gjykata e Posaçme nuk bëri gjë tjetër veçse la të njëjtin vendim. Truku është që ligjërisht s’ndodhi asgjë me Saimir Tahirin, 3.4 vjet ishte dënuar, 3.4 ngeli, por ndodhi cirku për popullin se Tahiri përfundoi pas hekurave. Ka shumë mundësi që Brenda këtij 45-ditëshi të ankimit ai ta lërë qelinë si djalë i mirë. E gjithë atmosfera të krijon idenë e një pakti. Me këtë lloj dënimi nuk të kap ligji anti-Mafia. Ky vendim i fut një amnisti të plotë kanabizimit të organizuar të vendit”, tha Hoxha.

Sa i takon sigurisë së Samir Tahirit, gazetari u shpreh:

Nuk është i rrezikuar dhe i ka të gjitha kushtet, është komplet i veçuar. I kanë marrë masat sepse burgjet i ka qeveria dhe ia ka krijuar të gjitha kushtet z.Tahiri. Se di pse duhet të merakosemi për sigurinë e politikanëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy