
Amelja Dashi është një nga ato vajza që spikat menjëherë, jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera në mësime, por edhe për talentin e saj të lindur në muzikë.
E ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Amelja ndan me publikun historinë e saj të veçantë, se si pasioni për këngën nisi që në klasë të parë.
Ajo rrëfen se këtë talent ja zbuloi mësuesja e gjuhës pasi e ftoi të recitonte dhe të këndonte.
Talentin për këngën ma zbuloi mësuesja e gjuhës. Më ftoi të recitoja një poezi dhe më pas të këndoja një këngë. Në atë moment ajo e vuri re talentin tim dhe më inkurajoi të vazhdoj.
Pasioni për muzikën është rritur bashkë me mua. Dëshiroj të ndjekë këtë rrugë edhe në të ardhmen. Ndër këngëtaret që më frymëzojnë janë legjenda e muzikës shqiptare, Vaçe Zela, për timbrin e saj të veçantë, si dhe artistet e reja si Dea Hysenaj e Mariglen Hazizaj.
Përveç muzikës, Amelja shkëlqen edhe në mësime.
Poashtu ajo flet me dashuri edhe për një rol shumë të veçantë në jetën e saj, kujdesin për vëllain me aftësi ndryshe.
Lëndët si frëngjishtja, matematika dhe gjuha janë lëndët e mia të preferuara. Mbështetjen më të madhe e marr nga familja, e cila më qëndron pranë në çdo hap.
Familja më përkrah shumë. Më thonë gjithmonë që të ndjek atë që dua, çfarë më bën të lumtur. Unë këndoj në shtëpi shumë këngë popullore,
Unë kujdesem për vëllain me aftësi ndryshe. E ndihmoj me fletoret, shkruajmë së bashku, lexojmë libra. Është një lidhje shumë e veçantë mes nesh.



