Bushati: Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë industrial, nuk i është lënë ditës së votimeve (VIDEO)

Bushati: Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë industrial, nuk i është lënë ditës së votimeve (VIDEO)

Analisti Andi Bushati duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit nuk e justifikon përmasën e farsës elektorale që pretendon PD-ja. Sipas Bushatit manipulimi i votave në dy zgjedhjet e fundit ka qenë industrial, dhe nuk është bërë ditën e zgjedhjeve, por më herët, përmes bandave, blerjes së votave, manipulimit të mediave dhe goditjeve të drejtësisë ndaj opozitës. 

Rinumërimi i deri tanishëm as e justifikon përmasën e asaj që thotë PD. Ka diku tek tuk mospërputhje votash, por duket që manipulimi i këtyre zgjedhjeve s’është te vota që gjendet në kuti. Kemi kaluar nga modeli i zgjedhjeve 96’-2001. Në këto zgjedhje manipulimi është bërë shumë më industrial, edhe në 2021-shin, edhe në 2025. Nuk i lihet rastësisë në ditën e fundit, zgjedhjet manipulohen me grupe kriminale që blejnë votën më para, manipulohen me mediat, me sistemin e drejtësisë që është i programuar vetëm për të goditur opozitën. E thotë butë raporti i OSBE-ODIHR, por thotë thelbin, në Shqipëri nuk ka garë. Raporti përfundimtar do jetë më i butë. Si gjithmonë vë bast do thonë duhet edhe një reformë e thellë zgjedhore, që na i thonë 30 vjet, ku ne reformojmë sistemin, por zgjedhjet sërish vidhen”.

Duke folur mbi zjarret në Elbasan, Bushati tha:

“A do guxonte ai kryetari i bashkisë së Elbasanit po të jetonim në sistem demokratik të sillej si karagjoz dhe të thoshte u ndez flaka nga vapa?! Kur të gjithë e dimë që mbetjet s’kanë më ku të depozitohen, janë saturuar ato vende që ishin për depozitim, inceneratorët s’ekzistojnë. Plehrat i djegin, ashtu siç hedhin ujërat e zeza në det. Jo vetëm ai s’do fliste por as qeveria s’do guxonte të dilte nëpër ekrane kur ka shpenzuar gjysmë miliardi euro për inceneratorët. Në një sistem demokratik ti shkon para drejtësisë, prandaj ç’duhet të bësh, të suprimosh demokracinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy