Policia e Shtetit në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Guardia Di Finanza ka dhënë detaje për drogën e kapur në Itali, ku u sekuestruan 500 kg që dyshohej se vinte nga Shqipëria.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për kufirin e migracionin, Genc Merepeza tha se kanë marrë informacion që në datë 3 shkurt, që një mjet do të bënte shkëmbimin e drogës me një peshkarexhë italiane pikërisht në ujërat detare.



