
Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar sot, ndërsa gjykuar nga mbledhja e parë këtë të hënë, ku nuk munguan debatet, duket se puna e këtij Komisioni nuk do të jetë e lehtë. Ky Komision do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe kohëzgjatja do të jetë 3 muaj.
MCN ka siguruar dhe planin e veprimtarisë së këtij komisioni, në të cilin përcaktohet roli dhe detyrat e tij, i cili ngrihet pas kërkesës së Opozitës, kryesisht PD-së, e cila pretendon për masakër zgjedhore.
Po ashtu në këtë dokument përcaktohet edhe fakti se duke nisur nga kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe disa ministre të tjera, zyrtarë por dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, do të thirren për të dëshmuar në komision.



