Hoxha: Në protestat për guroret në Borizanë ka pasur dhe njerëz nga mazhoranca

Hoxha: Në protestat për guroret në Borizanë ka pasur dhe njerëz nga mazhoranca

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se ngjarja në Fushë-Krujë, ku fisi Rraja ushtrojë dhunë ndaj fisit Maja, nuk është fenomen që ndodh për herë të parë në Shqipëri, por kjo është hera e parë që filmohet. Sipas Hoxhës, pas kësaj ngjarje do të ketë zhvillime interesante, pasi në protestat e mbajtura për guroret në Borizanë kishte dhe persona të mazhorancës. “Kjo ngjarje kjo është hera e parë që patëm video se kjo s’është hera e parë që e shohim. Ajo si ngjarje s’është e vetmja që ka ndodhur në Shqipëri. Nëse duam të kuptojmë çfarë ka ndodhur në Fushë Krujë, duhet të kapim demin nga brirët. Ai pushteti që është atje buron nga Tirana dhe çfarë ndodh atje do shohim ngjarje interesante atje. Ajo protestë s’është një protestë, pasi në protestë janë paraqitur dhe njerëz nga mazhoranca.”, u shpreh Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy