Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për akuzat për shpifje ndaj Vilma Nushit.
Avokati i Nushit kishte kërkuar që Vokshi të dënohej me gjobë 3 milionë lekë.
Mësohet se prokurori i SPAK Elvin Gokaj ka thënë se nga aktet e administruara për këtë proces rezulton se deklarata e Vokshit është bërë në kuadër të komisionit hetimor.



