Itali, zbulohen xhihadistët-tregtarë shqiptarë

Itali, zbulohen xhihadistët-tregtarë shqiptarë

Një rrjet ekstremist është zbuluar në Itali, ku objekt i hetimit janë 9 persona, me kombësi shqiptare dhe marokiene. Ata janë tregtarë dhe sipërmarrës të vegjël në industrinë ushqimore, të cilët operonin për qëllime të terrorizmit dhe përmbysje të rendit publik. Shumë prej tyre vinin kryesisht nga Maroku dhe Shqipëria dhe banojnë në Rimini dhe Çesena. Antiterrori italian ka përgjuar një shqiptar 39 vjeç, që jeton në Ravenna, ku në një bisedë telefonike me një marokien, shqiptari e pyet në mënyrë eksplicite nëse ai i kishte parë materialet që i kishte dërguar:

E ke parë të fundit që të dërgova? Po ato 2 të fundit që të çova sot? Më befasuan, ishin shumë të bukura. Po atë sevdanë e pe? E shikove atë tjetrën që të çova, atë që ma dërgoi një ndjekës i Genci Ballës? Kështu do ta marrin vesh se ne jemi salafistë.

Në shtëpitë e nëntë të dyshuarve janë konfiskuar telefona celularë, karta sim italiane dhe të huaja, ditare, kompjutera, etj, ndërsa hetuesit po përpiqen të gjejnë materiale me propagandë terroriste. Ndërkaq, po hetohen edhe lëvizjet e parave në vendet e Magrebit dhe Lindjen e Mesme. Në Rimini kryhej fushata e rekrutimit dhe ndodhej qendra e referencës së ekstremistëve salafiste në të gjithë rajonin,  ndërsa ndjekësit dërgoheshin në Egjipt për studime të mëtejshme të Kuranit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy