Korrupsioni në shëndetësi, mjeku Eskiu: Në Shqipëri po nuk dhe para, vdes! (VIDEO)

Korrupsioni në shëndetësi, mjeku Eskiu: Në Shqipëri po nuk dhe para, vdes! (VIDEO)

Anëtari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, mjeku Erges Esiku në një intervistë për MCN thekson se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë zhdukur  në Shqipëri sepse pagat e mjekëve mbeten “skllavëruese”.

Ai thekson se përgjegjësia nuk është vetëm individuale, por edhe institucionale, pasi spitalet mbyllin sytë ndaj punësimit të paligjshëm në disa vende njëkohësisht. 

Esiku shton se sot, pacientët përballen me një sistem ku “po nuk dhe para, vdes”, ndërsa miliona euro janë shpërdoruar në tendera si ai i sterilizimit, në vend që të sigurohen barna për të sëmurët me tumor.

Intervista e plotë: 

-Z. Eskiu si është e mundur që në vitin 2025 ende nuk është zgjidhur problemi i marrjes së ryshfetit në shëndetësinë shqiptare?

Pagat e ulëta, sepse kur nuk i jep një pagë që i mundëson një jetesë dinjitoze, do të sjellë këto. Paga është skllavëruese dhe si mund t’ia dalë dikush me një pagë 80 milek në muaj. E kthen mjekun në një punonjës të rëndomtë.

-Më herët thuhej se mjekët marrin para pasi pagat e tyre janë të ulëta, si janë sot pagat e mjekëve dhe sa individuale është përgjegjësia në raste të tilla?

E para nuk është përgjegjësi individuale, por është përgjegjësi edhe e spitalit. Mjeku i spitalit ka çdo gjë në kontroll dhe te punësimi në 3 punë. Sepse këtu janë mbyllur sytë. Ky mjeku që kërkon lekun, nuk e ka bërë vetëm këto kohë, por e ka bërë gjatë gjithë kohës. 

-Mjeku i spitalit të Fierit, akuzohet edhe për shpërdorim detyre pasi në orarin e punë, jepte shërbime edhe në dy klinika të tjera private në Fier, si është e mundur të ndodh kjo?

Duhet të bihet në një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kërkojmë që

-Si është i rregulluar me ligj, dypunësimi i mjekëve?

Mund të punosh pas orarit zyrtar, por që të bësh dypunësimin në të njëjtën kohë është e paligjshme. 

-Sot diskutimet më të mëdha janë për cilësinë e trajtimit dhe sigurimin e barnave sidomos për të sëmurët onkologjikë, nëse i shtojmë këtyre problemeve edhe paratë që duhet të japin në dorë, sa e vështirë është për një pacient që i duhet të trajtohet në vendin tonë?

Ne kemi arritur në pikën që po nuk dhe para, vdes. Janë dhënë qindra mijëra para ku sterilizimi mund të bëhej edhe vetë dhe ua dhanë privatit. Këto janë lekë të munguara për të sëmurët me tumor që tu blihen ilaçe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy