I dënuar me burg përjetë, shqiptari “zgjohet” nga koma në spitalin e Parmës

I dënuar me burg përjetë, shqiptari “zgjohet” nga koma në spitalin e Parmës

Shqiptari Dritan Demiraj, në koma prej pothuajse një viti në një spital në Itali, duket se është zgjuar. Mediat italiane citojnë burime spitalore, sipas të cilave, Demiraj mund të hapë sytë e të lëvizë kokën. Megjithatë, mjekët thonë se ai ndodhet në kushte shëndetësore të pakthyeshme.

Demiraj ndodhet në spitalin e Parmës.

Një vit më parë, ai përfundoi në spital në gjendje të rëndë pasi u rrah nga një tjetër i burgosur, në burgun e Parmës, ku vuante dënimin për dy vrasje.

Në vitin 2015, Demiraj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish të-dashurës Lidia Nusdordi, ngjarje e ndodhur në stacionin e Mozzates në Komo në 1 mars 2014 dhe të dashurit të saj, Stefano Mannina, ndodhur më 28 shkurt 2014 në Rimini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy