Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Ruçi: Më 30 qershor mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Ruçi: Më 30 qershor mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka njoftuar do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ai ka bërë me dije se mbledhja do të mbahet në datën 30 qershor.

“Me 30 qershor do të ketë mbledhje të Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit”, u shpreh Ruçi.

Kujtojmë që deputetët e opozitës kanë kërkuar hapjen e listave zgjedhore, duke paralajmëruar se nuk do ta votojnë Reformën Zgjedhore.

11.35h- Aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit/ Papa: Kuvendi të miratojë rezolutë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

Mbi aktakuzat që ka ngritur dje Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ka reaguar sot në Kuvend deputeti opozitar Kostaq Papa.

Gjatë fjalës së tij, Papa kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të dalë me një rezolutë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

“Kërkoj nga parlamenti të dalë me një rezolutë në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Dy parlamentet, Shqipëria dhe Kosova të mblidhen, por edhe përfaqësues nga Çamëria duhet të mblidhen në Prizren para 1 korrikut për të shpallur të drejtën shqiptare për bashkimin kombëtar”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, tha se kërkesën në Kuvend sipas procedurave.

Seanca e sotme plenare është e para pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore si pasojë e situatës së COVID-19, megjithëse masat mbeten në fuqi.

Që në fillim të seancës u bë raportimi i dy kryetarëve të institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Gent Ibrahimi dhe Naureda Llagami. Në rend dite është edhe rifillimi i punës së shërbimit të gjyqësor, pas situatës së COVID-it.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, u shpreh se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë është shtuar me 5654 cështje duke çuar në mbi 34300. "Sot janë 34300 çështje në total për të gjykuar në Gjykatën e Lartë. 5654 iu shtuan stokut vitin e fundit. Tre kandidatë u emëruan me dekret te presidentit, një është në shqyrtim.

KLGJ-ja hartoi edhe bazën ligjore për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve për ta plotësuar me gjyqtarë karriere, kemi hapur garën për 6 vende, kanë aplikuar vetëm 12 kandidatë, të njëjtët që kanë aplikuar më parë. Plotësimi i vendeve vakante.

Aktualisht kemi një numër të vogël gjyqtarësh, nga 103 gjyqtarë vetëm 29 janë konfirmuar, 18 plotësojnë kriteret e eksperiencës. Numër i vogël kandidatësh që kufizon mundësinë e përzgjedhjes. Për pasoja procesi mund të cilësohet si i paracaktuar" tha ajo. 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi kryetares së KLGJ-së që të hapë menjëherë të gjitha vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

"Të shpallen të gjitha vendet e lira në gjykatën e Lartë. Ju këtë cështje e latë të fundit, Kuvendi është i interesuar për gjithcka, por në radhë të parë edhe Kuvendi edhe publiku edhe partnerët janë të interesuar kur do të plotësohen vakancat në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Nuk ka asnjë arsye, as ligjore që ju mos hapjen e të gjitha vendeve, të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel për këtë cështje. Lidhur me këtë rezolutë që Kuvendi do të votojë sot, Kuvendi dhe seanca e posacme për këtë cështje, kur themi të hapen menjëherë dhe përfundojë sa më shpejt, të mos jemi të okupohet një mbledhje e posacme e Kuvendit vetëm për këtë, mos-hapjen e vendeve vakante" tha ai.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka prezantuar në Kuvend raportin vjetor të këtij organi. Ibrahimi është shprehur se KLP vendos për karrierën profesionale të prokurorëve dhe vendimet nuk mund të jenë kurrësesi arbitrare.

Ibrahimi tha se sitemi disiplinor nuk është aktivizuar për shkak të problemeve me Gjykatën Kushtetuese, ndërhyrjet në sistemin e magjistratëve dhe problematikat me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai gjithashtu garantoi se edhe kur Vetting-u të përfundojë, do të ketë mekanizma që do të parandalojnë bjerrjen profesionale të njerëzve të drejtësisë.

"Kushtetuta e ka mandatuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që të punojë në prapapvijë që të krijojë suksesin në luftën kundër krimit. Lufta kundër krimit mund të realizohet nëse prokurorët janë të pastër dhe me integritet. Përgjegjësitë e Këshillit janë të tilla që shtrihen mbi të gjithë ciklin e jetës profesionale të prokurorëve, duke vijuar me emërimin e prokurorëve të rinj, transferimin dhe ngritjen në detyrë. Ky është cikli i plotë . KLP është zyra e kuadrit të sistemit të prokurorisë. Administrimi i karrierave të prokurorisë i është besuar KLP. Vendimet që kanë të bëjnë me karrierën profesionale të prokurorëve nuk mund të jenë kurrsesi arbitrare. Vendimet e sipërpërmendura në karrierën e prokurorëve, displinimi i tyre, të mos jetë vendim arbitrat, por të bazohen eksluzivisht në meritat e prokurorëve dhe rezultatet e verifikimit të integritetit të figurës së tyre. Ne dhe e gjithë shoqëria , prokurorët do të kenë nivelin e integritetit. Ky set kompetencash ushtrohej nga një njeri i vetëm. Këto kompetenca i janë veshur KLP, i cili është zgjedhur në mënyrë të depolitizuar, që ka një përbërje që balancon interesat e prokurorisë me shoqërinë. KLP vepron në transparencë. Gjithcka që diksutohet hidhet online para 24 orësh, kjo është një formulë që mundëson realizimin e qëllimeve. Prokurorët përfshihen në mënyrë të efektshme në karrierën profesionale. Kuvendi me përfaqësuesit e tij, qeveris në emër të shoqërisë. Një nga pikat e rëndësishme është depolitizimi i anëtarëve, që zhvillohet në radhët e avokatëve dhe pedagogëve.  Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë 2019-ës është shenuar nga SPAK dhe zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm. morën vëmendjen dhe energjinë e këshillit. jemi krenar për arritjet në këto drejtime.  Do të vecoja faktin se gjatë vitit që shkoi kemi themeluar një sistem të Vettingut permanent. për këtë arsye po përdor edhe podiumin e kuvendit. Ne japim garanci se edhe kur Vettingu të përfundojë do të ketë mekanizma për të parandaluar bjerrjen profesionale KLP do të hedhi gurët e themelit në sistemi e prokurorisë. Sistemi disiplinor nuk është aktivizuar, për shkak të problemeve në Gjykatën Kushtetuese, si dhe me ndërhyrjet në statusin e magjistratëve, nuk kishim në dispozicion as Kontrollin e Lartë të Shtetit".

Ndërkohë, do të diskutohen edhe dy projektligje që janë kthyer nga presidenti Ilir Meta, ai për “Shërbimet e pagesave” dhe “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ndërtim, shfrytëzim dhe transferim të një porti të llojit MBM në Porto- Romano Durrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy