Dalja e tezës/ Karabina: Administrimi ka dështuar. Iu kemi hyrë në hak maturantëve, vlerësimi jo sipas meritës (VIDEO)

Dalja e tezës/ Karabina: Administrimi ka dështuar. Iu kemi hyrë në hak maturantëve, vlerësimi jo sipas meritës (VIDEO)

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Mirela Karabina thotë se dalja e tezës së Maturës Shtetërore nuk është diçka e re, pasi ka vite që ndodh si fenomen.

Por ajo shprehet për MCN TV se në këtë mënyrë jepet një model i deformuar për maturantët dhe se gjithmonë del teza, por se problemi është pse nuk e frenojmë dot këtë fenomen.

Është e qartë se nuk e kanë pasur në prioritete për të ndërtuar një tjetër sistem të Maturës Shtetërore. 18-vjeçarët mbarojnë ciklin më të gjatë të arsimimit, 12 vite dhe përballen me një model të deformuar.

Maturantët përgatiten për të kopjuar me idenë që edhe teza do të dalë. Ky lloj sistemi ka filluar pikërisht sepse kishte degraduar provimi tjetër, pranimi në universitete kishte degraduar.

Donim të ndërtonim një model të mirë që studentët e ardhshëm ta merrnin shkollën me meritë. Në dy vitet e para ishte një proces i rregullt.

Ti e shkëpute vlerësimin e maturantëve nga shkolla dhe e kalove në një vlerësim të jashtëm që do të vlerësoheshin nga mësues të tjerë që nuk ishin të tyre. Ministria e Arsimit e centralizoi këtë proces dhe e mori të gjithin vetë.

Ndër vite jemi dëshmitarë që administrimi filloi të degradojë. Nuk është proces i lehtë, është i kushtueshëm. Si ka mundësi që një hallkë e këtij procesi, administrimi në shkolla, nuk po bëjmë asnjë përpjekje për ta ndalur.

Modeli i deformuar do të thotë që ne iu ndryshojmë rrjedhën e jetës se nga rezultatet që kemi çdo vit, kemi vlerësime jo reale. Nxënës që kanë qenë poshtë nivelit mesatar kanë marrë nota të larta, nuk janë vlerësuar sipas meritës.

Karabina shtoi se për daljen e tezës nuk ka dalë asnjë përgjegjës dhe nuk është ndërmarrë asnjë platformë vlerësimi ndryshe.

Ne do iu jemi borxhlinj këtyre maturantëve për mundësitë që nuk iu kemi afruar. Iu kemi hyrë në hak këtyre maturantëve dhe këtyre para tyre se nuk iu kemi ofruar as mësimit online, pasi vijmë pas tërmetit dhe pandemisë.

Përgjatë pandemisë kishim mungesë të theksuar të mësimit online. Por pas pandemisë maturantët dolën me rezultate më të larta, që tregon për fiktivitetin e vlerësimit.

Ndërhyri Ministria e Arsimit. Duke ndërhyrë në sistemin e vlerësimit, ti tregon se sa i dobët është ky proces.

Sipas saj maturantët nga rrethet janë vlerësuar më mirë dhe kjo nxjerr në pah fiktivitetin dhe i ndryshon rrjedhën e jetës një maturanti që vlerësohet me meritë.

Nuk iu japim mundësinë maturantëve që të shkojnë në degën që duan. Procesi i administrimit ka dështuar. Krijojmë një diferencim shumë të madh të fëmijëve me njeri tjetrin.

Kemi përdorim politik që i është bërë Maturës Shtetërore, nga zyrtarë të lartë. Kur ka parë periudhë fushate, është bërë ndarja në mënyrë të tillë dhe janë favorizuar maturantët e një force politike.

Si ka mundësi që e lejojmë gjithë këtë proces të degradojë te shkolla. Iu kemi hyrë në hak maturantëve.

Ajo shtoi se gjithë kjo problematikë bënë që maturantët të largohen në universitetet e rajonit dhe janë vlerësuar sipas meritës, pasi në Shqipëri janë penalizuar për mesatare apo mungesa të tjera.

Karabina deklaroi se Ministria e Arsimit dhe prindërit duhet të mblidhen dhe të japin zgjidhje që të diskutohet se cila është mënyra më e mirë e Maturës dhe se Universiteti duhet të vendosë dhe mbajë përgjegjësi për standardin hyrës, duke bërë thirrje se Matura Shtetërore e këtij lloji duhet të ndalojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy