Dënohet gjahtari i "Facebook"-ut, vidhte “të dashurat”

Dënohet gjahtari i "Facebook"-ut, vidhte “të dashurat”

I shkon në takim me shpresën për të krijuar një lidhje të re, por bie pre e mashtrimit.

Një vajzë nga Tirana ka denoncuar një djalë, të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social "Facebook", por që në takimin e parë provoi shijen e mashtrimit. Redi Hatia është dënuar me 1 milion lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit. 

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Hatia, pasi ishte njohur me vajzën e kishte ftuar një mbrëmje, rreth orës 22, për kafe. Vajza shkoi në takim së bashku me një shoqen e saj. Por mjaftuan më pak se 10 minuta që i riu Hatia të vinte në zbatim planin e tij. 

Në bisedë e sipër ai i kërkoi vajzës telefonin celular me preteksin se do të pyeste të ëmën, të cilën e kishte sëmurë dhe se telefonin e tij e kishte humbur atë ditë.  Vajza, në mirëbesim i dha celularin e saj dhe riu, pasi doli nga lokali u zhduk së bashku me telefonin.

Pas pritjes së gjatë, vajza doli jashtë lokalit, por nuk pa asnjë gjurmë të djalit që e takoi vetëm për disa minuta. Ajo tentoi të telefononte numrin e saj me celularin e shoqes, por telefoni i dilte i fikur. Pas kësaj, ajo denoncoi djalin që kishte njohur dhe policia e gjeti atë më vonë së bashku me celularin. 

Pas ndalimit ai u detyra t’ia kthente celularin vajzës, por ky veprim i kushtoi as më shumë e as më pak, por plot 1 milion lekë të vjetra gjobë./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy