
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se qytetarët e shpërdorojnë gjithmonë energjinë elektrike.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, eksperti tha një pjesë e uljes së konsumit të energjisë ka ardhur dhe si pasojë e çmimeve më të larta për një kategori të caktuar biznesesh.
Çoçoli theksoi se gjendja e eksportuesve është dramatike.
Energjia elektrike shpërdorohet në 1/5 e vet. Duke parë se mund të vijë fasha qytetarët e mblodhën mendjen. Qeveria e hoqi idenë për fashën se u ul çmimi në bursën ndërkombëtare.
Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin, ka të bëjë që po disiplinoj harxhimin e energjinë se është llogari e pastër. Xhepi të disiplinon, interesi ekonomik që ke për familjen dhe bizneset. Një pjesë e uljes së konsumit nuk duhet parë vetëm tek fati që ajo rënie është tek fakti që vetë biznesi me vetëdije ka vendosur të ulë kapacitetin prodhues të shërbimeve apo mallrave që prodhon. Është një çmim më i lartë që nga janari i 2021, është 53% më i lartë për disa kategori biznesi, jo atë të voglin. Bizneset që janë në një fashë të caktuar janë me çmim të subvencionuar. Një çmim më i shtrenjtë të bën të jesh nikoqir. Kemi problem të madh eksportet, të ndihmohen eksportet për euron e ulët.
Është moment shqetësues për biznesin prodhues dhe atë prodhues për eksport. Përfitoj t’i bëj thirrje qeverisë, ‘falënderoni qytetarët duke ndihmuar eksportuesit’. 11.7 % më pak eksport në 3 mujorin e parë nuk e di. Gjendja e eksportuesve është dramatike.
Shirat e këtij muaji e kemi kamardare shpëtimi. Për energjinë ka punuar mirë KESH dhe me ALPEX, me energjinë që do të detyrohemi të importojmë.
Më tej Çoçoli tha se bursa ALPEX të krijon mundësinë të integrohesh dhe fakti që do të veprojë në Prishtinë dhe në Tiranë ofron mundësinë të ulen kostot dhe të paraqitet dhe një ofertë e përbashkët.
Është lajm i mirë vendosja në punë e bursës ALPEX që do të jetë me dy koka, një zyrë në Tiranë dhe në një zyrë që do të hapet për disa muaj dhe në Prishtinë. Fakti që do të jetë kjo bursë që do të veprojë në dy kryeqytet jep shumë dorë jo vetëm të ulim kosto, por edhe të paraqitemi me një ofertë të përbashkët. Ne kemi shkëmbyer energji. Ne e prodhojmë nga uji energjinë ata nga qymyri. Bursa të krijon mundësinë të integrohesh.



