Situata me mbetjet urbane në Shijak/ Arbana: Në vitin 2022 rrisim tarifat me 60 përqind (VIDEO)

Situata me mbetjet urbane në Shijak/ Arbana: Në vitin 2022 rrisim tarifat me 60 përqind (VIDEO)

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, bashkitë janë vënë në lëvizje për të përmirësuar situatën me mbetjet urbane.

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në MCN TV, kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, thotë se tashmë kjo bashki e ka zgjidhur çështjen e depozitimit të mbetjeve, të cilat i depoziton në ladfillin e Sharrës.

“ Bashkia e Shijakut, ka pas depozituar mbetjet në Porto Romano, tashmë pas mbylljes së saj, ne kemi depozituar pranë lanfillit të Sharrës, dhe në muajin korrik-gusht, ne u njohëm me vendimin se ne nuk mund të na lejohet të depozitojmë aty falas, dhe pas muajit gusht po depozitojmë më pagesë. Përgjatë dy viteve ka patur disa hospote që janë krijuar ndërkohë i kemi hequr ato dhe madje i kemi mbjellur pemë. Në bazë të peshës që ne depozitojmë krijohet edhe fatura financiare, Në bashki prodhohen 5-6 mijë ton mbetje në ditë”.

Duke u nisur nga fakti se kryeministri Rama kërkoi që para se të miratohen buxhetet lokale të verifikohen nga qeveria, z.Arbana tha se paraprakisht bashkia Shijak ka mbajtur dëgjesë publike për të rritur tarifat e mbetjeve.

Kryetari i bashkisë, specifikon se duke nisur nga viti 2022, Shijaku do të rris tarifat e mbetjeve në 60 përqind.

“Ne kemi bërë dëgjesa publike për të rritur edhe tarifat e mbetjeve. Aktualisht kemi 15 mijë lek të vjetra në muaj, dhe nga viti 2022 kemi parashikuar që kjo shifër të rritet në 24 mijë të vjetra, pra 60 përqind. Kjo besojmë do të jetë i përballueshëm për qytetarët, derisa të arrijmë në atë shifër që i duhet një familje. Nga një studim fizibiliteti, 85 mijë l të vjetra në vit i kushton bashkisë, pastrimi që depoziton një familje gjatë gjithë vitit”.

Lidhur me çështjen e reformës territoriale, kryetari i bashkisë së Shijakut, tha se duke qenë se lumi Erzen ka dalje në det, do të përkthehej si një gjë pozitive në mënyrë që Shijaku të përfaqësohej me një pjesë përsa i takon detit, për të sjellë sa më shumë të ardhura për këtë bashki.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy