Nazarko: Trump është produkt grupesh të caktuara interesi

Nazarko: Trump është produkt grupesh të caktuara interesi

Analisti Mentor Nazarko thotë se “Era Trump” nuk është thjesht e lidhur me Presidentin amerikan Donald Trump, duke ndarë bindjen se ai është fytyra e një politike të re, e një programi të quajtur agjenda 2025 republikane i cili ka skicuar atë që do të ishte programi qeveritar i Presidentit amerikan.

Duke folur për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Nazarko deklaroi se Trump i jep fytyrën e tij agjendës, në mënyrën se si merr vendime, duke lënë gjurmën e personalitetit të tij.

Sipas tij, Trump është produkt i një grupesh të caktuara interesi që e kanë mbështetur në fushatë dhe krahas tij arrijnë objektivat e tyre.

Gjithmonë kështu ka qenë që ligjin e ka bërë gjithnjë më i forti, thjesht Trump tani po e shpreh në mënyrë mjaft të vrazhdë në ligjërimin presidencial, se ka shumë njerëz të administratës së tij që janë po kaq të vrazhdë, shikoni zv.presidentin, Elon Musk etj. Mendoj se doktrinën ligjin e bën më i forti e ka pasur gjithmonë Amerika. Në aksion dhe në veprim, SHBA duket se po tërhiqen nga NATO. Të ushqyer nga frika se ekonomia kineze mund ta tejkalojë ekonominë amerikane.

Me këtë prioritet që kishte dhe administrata e mëparshme, administrata amerikane është duke strukturuar një sjellje të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, edhe nga ndryshimi i raporteve brenda NATO-s. Ka patur dy opsione, tërheqja totale nga NATO, apo rishikimi i aksioneve dhe kontributeve.

Ne ende nuk kemi një pozicion të qartë se çfarë do të ndodhë. SHBA janë kontributori kryesor financiar, bërthamor. Ky ndryshim rrënjësor do të ketë impakt dhe në viset shqiptare apo në Ballkan. Për shembull nëpërmjet Presidencës Trump po shkojmë te një rishikim i parimit të paprekshmërisë së kufijve. Që në momentin që Trump thotë se na duhet Groenlanda për arsye sigurie, edhe Rusia është e alarmuar nga kjo.

Putin thotë se ne do të rrisim praninë tonë në Arktik. Gjithë kjo përballja mes Rusisë dhe SHBA, nuk është ashtu siç duket. Që në shpalljen e objektivit Groenlandë, Kanadanë, parimi i paprekshmërisë së kufijve, duket se ka marrë një goditje të rëndë. Trump 2, mendoj është njëlloj si Trump 1, prioritizon marrëdhëniet ekonomike, apo suksesin e tyre si një element i rëndësishëm për të shtensionuar marrëdhëniet ndëretnike apo ndërshtetërore.

Edhe kur ai apo familja e tij kanë qenë të pranishëm privatisht në këto, anë duket sikur e kanë privilegjuar këtë komponent. Pritet një investim në Beograd, vendosja e një pllakë përkujtimore këtu ndodhi bombardimi, ndërkohë djali i Trump më i riu takoi Presidentin Vuçiç, i bëri një podcast dhe zgjodhi një tezë lidhu me bombardimin e 1999, ku ngriti një tezë se Clinton e bombardoi këtë shtet se donte të mbyllte skandalin e Monikës.

Ky është ndryshim, nëse mund ta quajmë ndryshim. Llagoeviç që ka qenë guvernator i Illinois i burgosur për korrupsion dhe i falur nga Trump, ndoshta mund të jetë ambasador i SHBA në Serbi dhe këto konsiderohen ndryshime në dukje të politikës amerikane ndaj Serbisë.

Kur po flisja për investimet private duket sikur ka një sens ekuilibri, pritet të ketë investime në Serbi, por edhe në Shqipëri, Sazan dhe lagunën e Nartës. Kjo është në një fare qasja ekonomike në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërballkanike që Trump e ka pasur në mandatin e parë dhe duket se do e ketë dhe në mandatin e dytë.

Sa i takon konfliktit Rusi-Ukrainë, Nazarko shprehet se Trump është aktori më i fuqishëm global.

Ajo që harrohet nga kritikët e Trump është që nëse luan rolin e arbitrit, arbitri i cili deri pak sekonda më parë e ka mbështetur njërën anë ushtarakisht, në momentin e arbitrimit duhet të distancohet nga njëra palë që e ka privilegjuar më parë, Ukraina.

Trump nuk ka bërë ndonjë sakrilegj të jashtëzakonshëm, thjesht që t’i ecë fjala te pala destruktive që është Rusia, ka bërë një lloj distancomi nga pala ukrainase dhe i ka thënë hiq dorë nga skenari i vazhdimit apo i luftës permanente, duhet mbyllur konflikti.

Te roli europian në këtë konflikt, konflikti në vetvete ka krijuar një sërë komplikimesh, sanksionesh, bllokadash ekonomike dhe financiare, të vendeve të Europës ndaj Rusisë. Por në atë që është paqëtimi imediat që kalon nga një armëpushim dhe pastaj mbi këtë armëpushim të ndërtohen negociatat për paqen, mund të jenë europianët, kjo është pak por e sigurt. Ajo që po bën Trump është vetëm hapi i parë mbi të cilin do të trajtohen dhe hapa të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy