Premçi: Politika është e lidhur me krimin, Dumani duhet të flasë me vepra

Premçi: Politika është e lidhur me krimin, Dumani duhet të flasë me vepra

Në studion e lajmeve të MCN TV, Shemsi Premçi, ish-drejtues i policisë, tha se në Shqipëri politika është e lidhur ngushtë me krimin. Ndaj, sipas tij, drejtësisë së re dhe kreut të SPAK-ut i bie detyra e t’u shkojnë në fund shuëm dosjeve dhe të ndëshkojnë fajtorët.

Politika është e lidhur me krimin. Gjithçka është në dorë të Dumanit, askush nuk e ndalon të vërë pranga mbi ata oficerë policie të lidhur me krimin e organizuar. Drejtësia e pavetinguar futi mbi dhjetëra grupe kriminale në burg. Nga 2005-2007 u vendos një autoritet ekzemplar. Inkriminimin e politikës dhe zyrtarëve e tregojnë faktet. Ka tre vite që pjesa më e madhe e tenderave bëhet pa garë. Jo më larg se sot kishte 700 milionë tender sekret pa garë. A e kuptoni sa është e inkriminuar administrate publike. Ndaj ka ardhur koha që zoti Dumani të veprojë sa më shpejt. Shqiptarët kanë tre vjet që kanë denoncuar inceneratorët. Dumani duhet të flasë me vepra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy