Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Pogradecit.
Viktima është identifikuar si K.Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht.
Nga hetimet e para si edhe kqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.
Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



