
Aleksandër Vuçiç deklaroi se për sa kohë ai të jetë Presidenti Serbisë nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes personave të së njëjtës gjini.
“Në Serbi, sa të jem unë President, nuk do të nënshkruaj një ligj të vetëm apo diçka tjetër ku do të mund të ketë një gjini të tretë përveç mashkullit dhe femrës, apo diçka që sot quhet 'genderfluid', ku një ditë ndihesh grua dhe të nesërmen burrë. Kjo nuk do të ndodhë në Serbi!”, ka theksuar Vuçiç në një intervistë për Pink TV.
Presidenti serb shton se: “Kam kërkuar nga kryeministrja e Republikës, Ana Brnabiç, që për sa kohë të jem President, nuk dua të nënshkruaj asgjë për martesën e të njëjtit seks e kështu me radhë”.
“Kur përfaqësuesit e BE-së na sulmojnë për shkak të vendimeve të tilla, shkëlqyeshëm, më sulmoni mua, por mos fajësoni Ana Brnabiç, e cila është pro. Unë jam personi që nuk i lejova”, shton ai.
Mandej Vuçiç vë në dukje se shoqëria serbe është me vlera tradicionale. Ai thotë se nuk e shqetësojnë anëtarët e komunitetit LGBT, por nuk mund të ndërmarrë iniciativa të tilla ligjore si martesa.



