Nga 14 vende të ndryshme të botës, 'Albania Bikers' bënë bashkë mbi 1 mijë motoristë në Shijak

Nga 14 vende të ndryshme të botës, 'Albania Bikers' bënë bashkë mbi 1 mijë motoristë në Shijak

“Albania Bikers” ka mbledhur në qytetin e Shijakut mbi 1000 motorist nga 14 vende të ndryshme të botës.

Eventi u organizua nga shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak, ku përpos itinerarit të motoçiklistëve i cili do të nisi nga qendra e qytetit të Shijakut, më pas do t’i drejtohet zonës së Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Eventi u organizua për të tretin vit radhazi, ku Bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është pritur në këtë qytet.

Më tej aktiviteti do të vazhdojë me një koncert rock n’ roll dhe me këngëtarë të ftuar si Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët do të rimbledhin të gjithë motoçiklistët në një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy