7-vjeçari kuksian flet shkëlqyeshëm anglishten/ Roan Ora: E mësova nga Youtube, dua të bëhem një shkencëtar

7-vjeçari kuksian flet shkëlqyeshëm anglishten/ Roan Ora: E mësova nga Youtube, dua të bëhem një shkencëtar

Studion e “Zgjohu me MCN” e ka zbukuruar këtë mëngjes 7-vjeçari nga Kukësi Roan Ora i cili ka fituar zemrat e shqiptarëve me të folurën e tij të shkëlqyer të gjuhës angleze.

Ai ka treguar se e ka mësuar gjuhën që në moshën 2-vjeçare përmes Youtube kur e ëma i jepte telefonin për të parë. Roani ndër të tjera tregon se është i pasionuar edhe me kafshët dhe se kur të rritet dëshiron të bëhet në shkencëtar.

E kam mësuar shumë mirë anglishten që kur isha i vogël 2 vjeç, kur mami më jepte telefonin për të parë dhe mendova se do ishte mirë të mësoja dhe diçka tjetër. E kam mësuar gjuhën angleze vetëm nga youtube, për Zotin vetëm nga aty më besoni.

E kam mësuar se çfarë flasin ata në youtube dhe i përsërisja pas tyre. Diçka tjetër më pëlqen shumë janë dhe kafshët, kryesisht dinozaurët të cilëve ua di të gjithëve emrat. Dëshiroj të jem një shkencëtar kur të rritem. Tani jam në klasë të dytë dhe lënda ime e preferuar është gjuha shqipe.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy