Lufta në Gaza/ Studentët i kthejnë shpinën Bidenit gjatë ceremonisë së diplomimit

Lufta në Gaza/ Studentët i kthejnë shpinën Bidenit gjatë ceremonisë së diplomimit

Disa studentë i kthyen shpinën Presidentit amerikan Joe Biden gjatë fjalimit të mbajtur prej tij në Kolegjin Morehouse, në një ceremoni diplomimi. Ky gjest u zgjodh si një formë simbolike proteste kundër mbështetjes së tij ndaj Izraelit në luftën në Gaza.

“Është një krizë humanitare në Gaza, kjo është arsyeja pse unë kam bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Biden.

“Unë e di se kjo zemëron dhe frustron shumë prej jush, përfshirë edhe familjen time,” shtoi ai. Një prej studentëve mbante në duar një flamur të Palestinës, dhe mandej një student ktheu shpinën duke ngritur grushtin lart.

Disa të diplomuar mbanin keffiyeh, shamitë bardh e zi që janë bërë një emblemë solidariteti me kauzën palestineze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy